Daku transferohet në Rusi

03 korrik 2023 | 12:07

Sulmuesi Mirlind Daku është gati për një aventurë të re në Rusi te skuadra e Rubin Kazanit.

Ai duket se i ka dhënë fund aventurës me Osijekun në Kroaci, me këtë të fundit që pritet të përfitojë nga ky operacion 1.2 milionë euro.

Daku ndodhet në Kazan për të kryer vizitat mjekësore dhe më pas për të firmosur një kontratë tre-vjeçare, nga e cila do të përfitojë një milionë euro në sezon.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Holandës, Mark Rutte, dhe ai i Lukesemburgut, Xavier…