Daku tregon pse u largua nga grumbullimi i Kosovës
17 nëntor 2022
| 14:57
Sulmuesi Mirlind Daku ishte i ftuar nga trajneri i Përfaqësues së Kosovës, Alain Giresse për miqësoren kundër Armenisë, por ai mungoi në këtë ndeshje. Daku nëpërmjet një postimi në “Facebook” ka bërë të ditur se lëndimi ka qenë arsye se ai ka munguar në ketë ndeshje.
“Pas një sëmundje që pata u detyrova të largohem nga grumbullimi me Kosovën. Më vije shumë keq që nuk munda të jem në fushë për t’i ndihmuar shokët e skuadrës. Faleminderit të gjithëve për mesazhet dhe kujdesin, tani jam duke marrë terapinë dhe po bëhem më mirë”, ka thënë Daku.
Ndeshja miqësore mes Kosovës dhe Armeninë e zhvilluar në stadiumin “Fadil Vokrri”përfundoi me rezultat 2-2.