Daku vlen 10 milionë euro, mediat ruse zbulojnë prapaskenat me sulmuesin kuqezi
Dera për t’u larguar nuk i është mbyllur ende.
Gjithsesi, Mirlind Daku nuk ka ndërmend të largohet nga Rubini, edhe pse dritarja e transferimit në futbollin rus mbetet e hapur deri në 20 shkurt.
Interesim për sulmuesin e Shqipërisë ka pasur, por shuma e kërkuar nga klubi rus, 10 milionë euro për kartonin e tij, I ka trembur ata që e donin.
Vetë Rubini pohon se nuk ka pasur asnjë ofertë zyrtare, por mediat ruse shkruajnë se të paktën ishin dy klube të interesuar, Kaljari në Serinë A italiane dhe Lensi në Ligën e Parë të Francës.
Gjithsesi, edhe pse 10 milionë euro është jashtë 50 transferimeve kryesore të kësaj periudhe në Europë, kjo shumë u bë pengesë për Dakun.
Si do të jetë e ardhmja e tij? Trajneri Rashid Rahimov thotë se Mirlindi do të jetë në ekip të paktën deri në fund të sezonit, po këtë pohon edhe babai I tij, Feimi.
Ekziston një mundësi që ai të kalojë në Turqi, por sipas mediave në Kazan dhe në Moskë, Daku nuk e pëlqen këtë vend për arsye sportive, dhe synon një nga ligat kryesore europiane.
Tashmë, priten dy beteja për të. Së pari rinovimi I kontratës, për të cilën besohet se ai mund të pranojë, dhe Rubini ta dëshirojë për të mos e humbur falas apo për pak para.
Së dyti, sulmuesi kuqezi synon të barazojë ose të kalojë rekordin e golave të Rubinit në një sezon të futbollit rus. Buharov dhe Dominges kanë arritur në 16 rrjeta, ndërsa shqiptari ka deri tani 9.