Daliç: Jam trajneri i dytë më i mirë në botë

23 korrik 2018 | 22:24

Për Kroacinë dhe Zlatko Dalic do të flitet gjatë për shkak të arritjes në Kupën e Botës deri në finale ku u mundën nga Franca 4-2.

Ky sukses solli edhe një rritje të interesit për trajnerin kroat nga Japonia, Egjipti, ndërkohë që vetë ai do të preferonte Permier Leaguen, transmeton tch.

51-vjeçarit i është ofruar një kontratë me pagë 5 milionë Dollarë, por Daliç duke lënë mënjanë modestinë deklaroi se është trajneri i dytë më i mirë në botë dhe se paraja nuk është ajo që e motivon më shumë.

“Ju pëlqen apo jo, jam trajneri i dytë më i mirë në botë”, tha Daliç për median kroate-dhe paga prej 5 milionë Dollarë në vit për trajnerin e dytë më të mirë është shumë e ulët. Paraja është e rëndësishme për të gjithë, por për mua nuk është motivuesja kryesore”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Avdullah Hasani, Koordinator Nacional për Gjeneratën e Re dhe këshilltar…