Dalin biseda të tjera, Kurti ia propozon Nagip Krasniqit një emër për një pozitë në KEK

04 shkurt 2025 | 15:21

Një bisedë tjetër mes ministrave të Qeverisë së Kosovës, Nagip Krasniqit dhe kryeministrit Albn Kurti është publikuar të martën nga portali “Paparaci”, ku ky i fundit, rekomandon punësimin e një aktivisti të Vetëvendosjes me emrin Abdullah Lala për një pozitë në Korporatën Energjetike të Kosovës.

Lala, raportohet se ëshë ish-kryetar i Qendrës së Lëvizjes Vetëvendosje në Podujevë.

Sipas mediumit, biseda është bërë në tetor të vitit 2021 dhe është pjesë e hetimeve të Prokurorisë Speciale e cila ia ka ngritur dy aktakuza për korrupsion ish-kryeshefit të KEK-ut, Nagip Krasniqit, njëheri person i afërt me kryeministrin Kurti dhe partinë në pushtet.

Kurti siç shihet në biseda, ka treguar interesim për ta puënsuar në KEK Lalën. Fillimisht, Krasniqi thotë në këto biseda:

“Edhe 4 ditë ka afat për aplikim. Nëse njihni dikënd inkurajoni për të aplikuar”.

“Abdullah Lala?” – propozon Kurti.

“Nëse i plotëson kriteret, pse jo” – i thotë Krasnqi, derisa Kurti më pas e pyet se cilat janë kriteret.

Sipas mediumit, Lala nuk figuron të jetë punësuar në KEK, megjithatë, ka pasur një pozitë tjetër gjatë qeverisjes së Kurtit në vitin 2020, ku ishte emëruar drejtor në Bordin e Ndërmarrjes Publike Qendrore “Hekurudhat e Kosovës – Infrakos”.

Biseda e plotë e zhvilluar mes Albin Kurtit, Nagip Krasniqit dhe Artane Rizvanollit:

Nagip Kransiqi: Edhe 4 ditë ka afat për aplikim. Nëse njihni dikënd inkurajoni për të aplikuar.

Albin Kurti: Abdullah Lala?

Nagip Krasniqi: Nëse i plotëson kriteret, pse jo

Albin Kurti: Cilat janë kriteret?

[Nagip Krasniqi e dërgon një dokument]

Artane Rizvanolli: Përvoja menaxheriale shumë problem

Artane Rizvanolli: Apo është OSE

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Finalistja e dytë e “BBVK”-së Xheneta Fetahu më në fund…