Dalin detaje nga dasma e Jennifer Lopez: Kam duruar 20 vite
Jennifer Lopez dhe Ben Affleck kanë vendosur të bashkojnë jetën e tyre përgjithmonë dhe u martuan në fshehtësi të plotë në Las Vegas të shtunën. Çifti u fejua pak kohë më parë dhe Ben Affleck i dhuroi të dashurës së tij një unazë mahnitëse.
Për dasmën e tyre në Las Vegas, të dy u veshën në të bardha, Ben Affleck zgjodhi një smoking të bardhë dhe Jennifer Lopez një fustan nuseje mahnitëse Zuhair Murad.
Fustani i nusërisë që zgjodhi Jennifer Lopez ishte prej dantelle, jashtë supit, me mëngë të gjata dhe bust korse. Këngëtarja e njohur e ka kompletuar look-un e saj të nusërisë me vello të bardhë.
Menjëherë pas kësaj, ylli 52-vjeçar ka veshur një fustan të bardhë që sipas raportimeve është nga një film i vjetër i saj. Fustani i saj vintage ishte i thjeshtë në linjë dhe e kishte shoqëruar me vathë mahnitës.
Ylli publikoi të gjitha videot dhe fotot në faqen e saj personale, përmes të cilave zbuloi edhe lajmin për martesën e saj me Ben Affleck.
Jennifer Lopez e shoqëroi videon që ajo postoi me një mbishkrim të bukur ku shkruhej: “Pikërisht ajo që donim. Mbrëmë fluturuam në Vegas, qëndruam në radhë për leje me katër çifte të tjera, të gjithë duke bërë të njëjtin udhëtim në kryeqytetin e dasmave të botës. Pas nesh dy burra u kapën nga krahu dhe u mbajtën. Para nesh, një çift i ri që bëri tre orë me makinë nga Victorville për ditëlindjen e dytë të vajzës së tyre, ne të gjithë donim të njëjtën gjë, të njiheshin nga bota si partnerë dhe t’i shpallnim botës dashurinë tonë përmes një ceremonie të lashtë dhe pothuajse universale. Dashuria është e bukur. Dashuria është e sjellshme. Edhe rezulton se dashuria është e durueshme. 20 vjet durim”.