Dalin emrat e kandidatëve të LDK’së për deputetë, pjesë e saj edhe Nuredin Ibishi
Lidhja Demokratike e Kosovës të mërkurën ka publikuar listën me emrat e kandidatëve për deputetë të Kuvendit të Kosovës, që do të garojnë në zgjedhjet e përgjithshme parlamentare me 9 shkurt 2025.
Janë gjithsej 110 kandidatë në listën e LDK-së të prirë nga kryetari i partisë, respektivisht kandidati për kryeministër, Lumir Abdixhiku.
Në listë gjendet emrat e ish-ministrave të qeverive të kaluara por edhe deputetë të kësaj legjilature, poashtu edhe shumë emra të kryetarëve të komunave si dhe asambleistë e drejtor komunal.
Në listë shihet se në garën zgjedhore të 9 shkurtit është rikthyer si kandidat për deputet edhe Nuredin Ibishi, që njihet si ekspert i sigurisë, ish-oficer i lartë i UÇK-së në Zonën Operative të Llapit dhe ish drejtuesi i parë i Policisë së Kosovës. Ibishi kishte qenë edhe më parë deputet i Kuvendit të Kosovës, dhe kishte qenë njëri ndër më të votuarit e LDK-së.