Dalin fotografitë e reperit një ditë para se të qëllohej për vdekje
Një ditë para se të qëllohej për vdekje, reperi i famshëm, Nipsey Hussle, është parë jashtë dyqanit të tij të rrobave duke buzëqeshur e takuar njerëz.
33-vjeçari kishte ndjekur ndeshjen e basketbollit në mes të Texas Tech dhe Gonzaga në Kaliforni të shtunën. Ditën tjetër, ai ishte ekzekutuar jashtë dyqanit të tij të veshjeve në Compton. Së bashku me të ishin dhe dy burra të tjerë, të cilët janë jashtë rrezikut për jetën.
Hussle, një ish-gangster i kthyer në reper dhe sipërmarrës do të fliste me Departamentin e Policisë së Los Anxhelosit në javët e ardhshme për të diskutuar dhunën dhe mënyrat e parandalimit.
Asnjë person nuk është arrestuar për vdekjen e tij. Fansat spekulojnë se ai është vrarë pasi kishte blerë prona në Compton me qëllim për të legjitimuar veten dhe zonën.
Hussle pati fituar një “Grammy” këtë vit.
Emri i vërtetë i tij është Ermias Asghedom, lindi më 15 gusht 1985, në lagjen Crenshaw në jug të Los Angelos. /Ora News/