Dalin fotot e para të Elsa Liles pas lirimit nga paraburgimi
11 maj 2022
| 14:55
Elsa Lila e arrestuar në 16 mars në Itali me akuzën për përfshirje në grup kriminal, është liruar ditën e djeshme.
Lajmi u konfirmuar nga daja i saj, avokati Saimir Vishaj i cili tha se ndaj saj kanë pushuar të gjitha akuzat.
“Jam kthyer sot nga Italia. Kam drekuar me të. Janë pushuar të gjitha akuzat. E gjitha një keqkuptim. Pafajësia e saj ka qenë që në momentet e para. Kam qenë me të. Më vjen turp që bashkëpunëtorët tanë, kanë vjellur vrer për Elsën.”-tha Visha.
Madje ai ka publikuar edhe fotografinë e parë me Elsën, që pas lirimit nga paraburgimi.