Dalin fotot nga pishina mbresëlënëse me vlerë 14 milionë dollarë në vilën e Harryt dhe Meghan

20 shkurt 2023 | 11:40

Rezidenca e madhe në pronësi të Princit Harry dhe Meghan Markle, me vlerë 14 milionë dollarë, nuk mund të mos na mahnitë. Pjesë nga dokumentari i tyre në Netflix zbuluan kuzhinën e madhe dhe hyrjen madhështore me derën e përparme mahnitëse.

Përveç bodrumit të verës dhe dhomës së lojërave, a e dini se ata kanë edhe një pishinë mbresëlënëse? Vila e Dukës dhe Dukeshës së Sussex- it është renditur në platformën e marrjes me qira Giggster, ku njerëzit mund ta marrin me qira për xhirime dhe ngjarje.

Nëpërmjet fotove të postuara në platformë, shohim pishinën mbresëlënëse që lë të befasuar fansat mbretërorë.

Me shezlong dhe çadra, të izoluara, ka shkallë guri që të çojnë në brendësi të shtëpisë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, arriti për një…