Dalin informacionet e fundit, rrëzimi i avionit në Kazakistan është qëlluar me plumba (video)

25 dhjetor 2024 | 20:03

Një avion pasagjerësh që po udhëtonte nga kryeqyteti i Azerbajxhanit, Baku, për në Rusi është rrëzuar afër qytetit Aktau në Kazakistan me 67 persona në bord, 38 prej tyre vdiqën dhe 29 i mbijetuan këtij aksidenti, kanë bërë të ditur sot autoritetet e Kazakistanit.

Nga të lënduarit, dy janë fëmijë dhe 11 persona të tjerë janë në gjendje të rëndë.

Nga pamjet që ka postuar në “Facebook” kryesuesi i Komisionit për Hetimin e Aksidenteve dhe Incidenteve Aeronautike dhe Hekurudhore në vendin tonë (KHAIA), Mirsim Beqiri, avioni shihet se është qëlluar me plumba.

“Sipas informacioneve të fundit, aksidenti i Azerbaijan Airlines Flight 8243, që kishte fluturuar mbi hapësirën ajrore të Rusisë, trupi i aeroplanit është qëlluar nga plumba të shumtë”, ka njoftuar Beqiri.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Lumir Abdixhiku, kryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe kandidat…