Dalin kundër Anglisë, skocezët me Italinë në finale: Na shpëto Roberto, ti je shpresa e fundit
10 korrik 2021
| 21:32
Ditën e nesërme do të luhet finalja e Europianit mes Italisë dhe Anglisë, ku të dyja kombëtaret do të kërkojnë me çdo kusht fitoren.
Përveç se italianëve, me skuadrën e Mancinit do të jenë edhe skocezët. Këta të fundit njihen për rivalitetin e tyre të madh me Anglinë dhe për këtë arsye nuk do e dëshironin një triumf të anglezëve në finale.
Gazeta e madhe skoceze “The National”, faqen e parë ia ka kushtuar Italisë, teksa aty shkruhet: “Na shpëto Roberto. Ti je shpresa e fundit. Nuk mund t’i durojmë ata edhe 55 vjet të tjera duke u mburrur”.
Kujtojmë se Angli nuk e ka fituar asnjëherë Europianin, madje kjo është hera e parë që luajnë në një finale të këtij kompeticioni, ndërsa kanë vetëm një Botëror të fituar, atë të vitit të largët 1966.