
Dalin mesazhet, Elbert Krasniqi komunikon me ‘AK’, ia përmend 4 vota nga Lista Serbe për qeverinë
15 prill 2025
| 11:14
Disa mesazhe të kapura nga kamerat në Kuvendin e Kosovës, tregojnë Elbert Krasniqi nga komuniteti egjiptian duke komunikuar me dikë me iniciale AK rreth formimit të Qeverisë.
Aty mes tjerash ai shihet që ka shkruar se “4 vota Listës Serbe na votojnë Qeverinë” .
Po ashtu, pyet nëse Vetoni, me shumë gjasë VETON Berisha është propozuar për ministër, dhe merrr përgjigje se “JO”, raporton Nacionale.
Tutje, ai thotë se “nuk kemi marrëveshje për nënkryetar të Kuvendeve”.
Më pas, Krasniqi i shkruan dikujt tjetër, dhe i thotë “KM”, me gjasë kryeministri Albin Kurti, “nuk po më përgjigjet”.