Dalin minatorët e parë që kishin mbetur të ngujuar minierën e Stan Tërgut
Ekipet emergjentë të ndërmarrjes “Trepça” kanë arritur që të nxjerrin nga horizontet e kësaj miniere minatorët e parë, të cilët kishin mbetur të ngujuar në minierën kryesore të Stan Tërgut.
Një trafo 110 kv është djegur tërësisht dhe si pasojë e kësaj është ndërprerë energjia elektrike për minierën kryesore të Stan Tërgut si dhe ka lënë disa fshatra pa energji elektrike.
Rikujtojmë se pak minuta më parë, kryesuesi i kësaj ndërmarrje Ardian Syla, ka thënë për gazetën “Epoka e re” se minatorët janë jashtë rrezikut për jetë, pasi kanë ventilim dhe ajrosje.
Ai pati treguar se e janë duke shikuar mundësit alternative përmes një trafostacioni tjetër që ata të nxjerrën nga horizontet.
“Ata kanë mbetur poshtë pasi ishte ndërrimi i parë, janë jashtë rrezikut për jetë nga informacionet që kemi. Të gjitha ekipet emergjentë janë atje dhe presim që shumë shpejtë të nxjerrën jashtë dhe të rifunksionalizohet lifti”, kishte deklaruar më parë Syla.
/Epoka e re/ A.MAVRAJ