Dalin në ankand syzet e 9 presidentëve amerikanë
25 prill 2018
| 10:52
Një set i shkëlqyer me nëntë palë syze optike, të cilat iu përkisnin presidentëve të ShBA-së, do të dalë në ankand më 26 prill të këtij viti.
Syzet e çmuara u përkisnin më parë presidentëve Harry S. Truman, Richard Nixon, Lyndon Johnson, Jimmy Carter, Gerald Ford, Ronald Reagan, Bill Clinton dhe dy presidentëve Bush, të gjitha të dhuruara tek doktor Spencer E. Sherman, përgjegjës i Muzeut të Oftalmologjisë së San Franciscos.