Dalin në shitje biletat e ndeshjes Ballkani – Larne

23 korrik 2023 | 16:46

Biletat për ndeshjen kualifikuese të rrethit të dytë në Ligën e Konferencës, Ballkani – Larne, tashmë janë në shitje.

Ato mund t’i siguroni në dy pikat e shitjes, në sheshin e qytetit të Suharekës si dhe te zyra e klubit, te stadiumi i qytetit.

Njoftimi i plotë:

Tifozë të dashur,

Biletat për ndeshjen kualifikuese të rrethit të dytë në UEFA Conference League, Ballkani – Larne, tashmë janë në shitje.
Ato mund t’i siguroni në dy pikat e shitjes, në sheshin e qytetit të Suharekës si dhe te zyra e klubit, te stadiumi i qytetit.

Sot dhe nesër, nga ora 11:00 deri në orën 21:00, kurse të martën, deri në ora 17:00.
Poashtu në ditën e ndeshjes, biletat mund t’i siguroni edhe te zyra e mediave në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, deri në orën 19:00.

FC Ballkani – FC Larne, e martë 25 korrik 2023, ora 20:45.
Na priftë e mbara

??

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa akuzon kryeministrin Albin Kurti për…