Dalin në shitje biletat për koncertin e Malumës në Tiranë
31 janar 2020
| 11:48
Pas konfirmimit se këngëtari Maluma do të këndojë në Tiranë për ta festuar Ditën e Verës, tani janë zbuluar edhe disa detaje të tjera.
Tashmë kanë dalë biletat në shitje dhe thuhet se bileta ‘meet & greet” kushton 370 dollarë, ndërsa tani u bë i ditur çmimi i biletave për gjithë ata që janë të interesuar ta ndjekin nga afër këtë koncert.
Në rrjetet sociale tashmë u konfirmua se biletat kanë dalë në shitje dhe çmimi i tyre është 3000 lekë (25 euro) në “Mimoza zone”, ndërsa 4 500 lekë (38 euro) në “Cherry zone”.