Dalin në shitje biletat për ndeshjen Irlanda e Veriut – Kosova

03 gusht 2022 | 12:02

Irlanda e Veriut i ka nxjerr në shitje biletat për ndeshjen që e luan si vendëse përballë Kosovës, në Belfast në Stadiumin Kombëtar të Futbollit në “Windsor Park”, të shtunën më 24 shtator.

Biletat dolën në shitje të përgjithshme, nga mëngjesi i së mërkurës, 3 gusht. Biletat janë me çmim nga 40 funta për të rriturit, nga 16 për fëmijët. Ndeshja e Ligës së Kombeve të UEFA-s do të fillojë në orën 17:00.

Në ndeshjen e parë më 9 qershor në Prishtinë, Kosova e mposhti Irlandën me rezultat 3-2. Të dy kombëtaret janë pjesë e Grupit 2, të Ligës C të Ligës së Kombeve.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Dogana e Kosovës duke ju uruar mirëseardhje mërgimtarëve ka kërkuar…