Dalin në shitje biletat për ndeshjen Kosovë-Rumani

23 gusht 2024 | 21:56

Përfaqësuesja e Kosovës në futboll do ta fillojë sezonin e ri të Ligës së Kombeve më 6 shtator. Ndeshjen hapëse Kosova do ta zhvillojë kundër Rumanisë në “Fadil Vokrri”. E për këtë ndeshje veçse kanë dalë biletat në shitje. Kështu ka njoftuar Federata e Futbollit të Kosovës.

E biletat do të shiten vetëm online, përmes platformës si në vijim:

KLIKONI KËTU

Ndërsa, për të blerë një biletë, duhet të krijoni një llogari në këtë platformë.

Çmimet do të jenë si në ndeshjet e tjera zyrtare të Kombëtares së Kosovës.

Në tribunat në Jug dhe Veri, një biletë kushton 5 euro, ndërsa 10 euro kushton në Lindje e 20 në Perëndim.

Kosova luan në Grupin 2 të Ligës C.

Veç me Rumaninë, në shtator Kosova do ta luajë edhe ndeshjen kundër Qipros më 9 shtator, në Qipro.

Dy ndeshjet tjera, atë me Lituaninë dhe me Qipron (ndeshjen e kthimit), Kosova do t’i luajë në muajin tetor.

Kurse dy përballjet e fundit do t’i zhvillojë në nëntor, me Rumaninë më 15 dhe me Lituaninë në “Fadil Vokrri” më 18 nëntor.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-ministri i Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj ka thënë sot…