Dalin në shitje biletat për ndeshjen Shqipëri – Hungari

03 shtator 2021 | 13:41

Shqipëria e pret në shtëpi Hungarinë të dielën me fillim nga ora 18:00. Kjo përballje luhet në kuadër të raundit të pestë të kualifikimeve për Kupën e Botës ‘Katar 2022’.

Federata e Futbollit të Shqipërisë ka hedhur në shitje biletat të cilat mund të blihen edhe online.

Ndërsa do të shiten edhe në Tiranë pranë dyqanit zyrtar të FSHF-së te stadiumi kombëtar “Air Albania” dhe te biletaria e stadiumit “Selman Stërmasi”. Ato mund të gjenden gjithashtu në biletarinë pranë stadiumit “Elbasan Arena”.

Çmimi i tyre dallon varësisht nga tribuna, çmimi më i lirë është në tribunën G2 dhe C2 1000 lekë ndërsa bileta VIP kushton 15000 lekë. Kombëtarja e Shqipërisë synon fitore në këtë duel që të mbetet më shpresa për kualifikimin në Kampionatin Botëror.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shërbimi Spitalor Klinik Univeristar (SHSKUK) ka njoftuar se 79 pacientë…