Dalin në shitje biletat për ndeshjen Ukrainë – Shqipëri
Shqipëria do të nisë rrugëtimin në Ligën e Kombeve më 7 shtator në transfertë ndaj Ukrainës, sfidë që do të luhet në Çeki në stadiumin “Epet Arena”, duke nisur nga ora 20:45. Federata Shqiptare e Futbollit dëshiron të njoftojë të gjithë futbolldashësit dhe tifozët e Kombëtares se nga sot do të kenë mundësi që të blejnë biletat e tyre edhe për sfidën e parë në grupin B1 të Ligës së Kombeve, Ukrainë-Shqipëri në fshf.org në linkun https://fshf.org/shop/ . Çmimi i biletës në “fans away sector” është 1.200 lekë.
Biletat janë elektronike dhe do ju dërgohen në “email”-in tuaj 3 ditë përpara ndeshjes më 4 shtator.
Procesi i shitjes së biletave vijon edhe për ndeshjen e dytë të Shqipërisë në grupin B1 ndaj Gjeorgjisë. Ky takim do të luhet më 10 shtator në stadiumin “Air Albania”, në ora 20:45 dhe të gjithë tifozët kanë mundësi që të blejnë biletat e tyre për këtë sfidë në linkun: ebileta.al.