Dalin në shitje biletat për ndeshjet e Kosovës ndaj Madagaskarit dhe Burkina Fason
15 mars 2018
| 11:31
Përfaqësuesja e Kosovës në futboll do t’i zhvillojë dy ndeshje miqësore gjatë këtij muaji në Francë.
Më 24 mars Kosova do të luajë kundër Madagaskarit, derisa më 27 mars do të ballafaqohet me Burkina Fason. Të dyja ndeshjet zhvillohen në Francoville, 20 kilometra afër Parisit, në stadiumin “Stade Municipal Jean Rolland”, që ka kapacitet prej 3 000 ulëseve dhe fillojnë në orën 19:00. Interesimi për këto dy ndeshje nga bashkatdhetarët tanë që jetojnë në Francë dhe vendet e tjera evropiane pritet të jetë i madh. Organizatorët e kësaj ndeshje tashmë kanë vendosur në shitje biletat e këtyre dy ndeshjeve dhe të gjithë të interesuarit ato mund t’i blejnë online në vjegëzën www.mybootika.com.