
Dalin në shitje biletat për Sunny Hill Festival 2025
Biletat e para të Sunny Hill Festival 2025 tashmë janë në shitje. Believers janë lloji më i lirë i biletave të festivalit Sunny Hill i cili këtë vit mbahet prej 1 deri më 3 gusht.
Edicioni i ri i Sunny Hill Festival po vjen. Sunny Hill Festival tashmë i ka lëshuar në shitje biletat e para dhe më të lira për edicionin e ri të festivalit më të madh në rajon.
“Bileta për dhjetëra artistë ndërkombëtar në tre skena dhe tre ditë rresh eksperiencë e papërsëritshme në Prishtinë momentalisht fillon prej 95 euro. Kjo është mundësia më e mirë për të qenë pjesë e një eksperience të paharrueshme – me muzikën, energjinë dhe atmosferën unike që vetëm Sunny Hill Festival mund të sjellë. Të gjitha llojet tjera të biletave pas grupit të parë të biletave Believers do të jenë me çmime tjera” thuhet në njoftimin e Sunny Hill Festival.
Sipas Shoqatës Evropiane të Festivaleve, Sunny Hill Festival për të dytin vit me radhë, është nominuar si njëri ndër Top 10 festivalet më të mira në Evropë në kategorinë e vet dhe një ndër 25 festivalet më të mira që nuk duhet humbur gjatë vitit. Ekipi organizues po punon me përkushtim për ta bërë këtë edicion të veçantë. Të rejat më të fundit po ndahen me komunitetin më besnik të festivalit përmes kanalit zyrtar në Instagram, ndërsa mijëra njerëz tashmë kanë siguruar biletat e tyre “Believers”.
“Kjo është koha kur ne ia kushtojmë gjithë energjinë dhe përkushtimin tonë më të madh atyre që kanë qenë gjithmonë me ne – pjesëmarrësve më lojal të festivalit” kanë deklaruar organizatorët.
Numri i biletave të kategorisë “Believers” pritet të shiten shumë shpejt pasi që kërkesa për to është shumë e madhe dhe numri i tyre i kufizuar.
Biletat mund të blihen në këtë link:https://ticketing.festtix.co.uk/events/sunny-hill-festival-2025