Dalin nga spitali aktori dhe gruaja e tij, tani karantinë në banesë

17 mars 2020 | 12:16

Aktori amerikan Tom Hanks dhe gruaja e tij Rita Wilson kanë dalë nga spitali në Australi pasi morën trajtimin për koronavirus.

Tashmë ata janë në vetë-karantinë në shtëpitë e tyre të marra me qira në Queensland, ndërsa njoftuan se ishin testuar pozitiv javën e kaluar në Australi.

Aktualisht ka 375 raste të konfirmuara të virusit në Australi.

Hanks, 63 vjeç, e njoftoi izolimin në Instagram.

“Ndiheshim pak të lodhur, sikur të kishim ftohje dhe dhimbje të trupit. Rita kishte ethe’, tha ai në një postim.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili, ka kërkuar që të përkrahen…