Dalin pamje nga ditëlindja e Fifit, surprizohet nga miqtë e saj

01 prill 2021 | 11:25

Së fundmi këngëtarja e njohur Fifi ka festuar 27-vjetorin e saj dhe në këtë ditë kaq speciale ajo është surprizuar nga miqtë e saj më të ngushtë.

Pamjet nga ditëlindja i ka publikuar miku i saj më i mirë, balerini Graciano Tagani dhe blogeria Argjira Spanca.

Në këto pamje shihet Fifi e surprizuar nga Klajdi Haruni dhe Bruno me një tortë dhe duke i kënduar këngën e ditëlindjes.  Mesa duket Fifi ka kaluar një nga ditëlindjet më të bukura dhe të veçanta krahë miqve të saj dhe e mbushur me dashuri.

Kujtojmë se këngëtarja ka qenë në qendër të vëmendjes nga të gjithë pas ndryshimeve drastike që ka bërë në fizikun e saj, duke humbur peshë nga një ndërhyrje kirurgjikale.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Udhëheqësi i burgosur i opozitës ruse, Aleksei Navalny, njoftoi të…