Dalin pamje të reja të granatimit të Urës së Vjetër në Mostar më 1993 | Video

07 maj 2023 | 19:20

Qendra për Paqe dhe Bashkëpunim Multi-Etnik nga Mostari ka publikuar një material autentik filmik që përmban pamje ekskluzive të granatimeve dhe rrënimit të Urës së Vjetër në Mostar më 8 dhe 9 nëntor në 1993, të paparë në publik për 30 vitet e fundit.

Siç mund të shihet në video, granatimet e Urës së Vjetër janë filmuar nga ekuipazhi i Ushtrisë Kroate të Bosnjes nga fortifikimet në kullat e kodrës Hum mbi qytetin e Mostarit.

Kamera ndjek vazhdimisht të shtënat e më shumë se 50 raketave të lëshuara nga një tank HVO.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Tash e gati një çerek shekulli, ura mbi lumin Ibër…