
Dalin pamjet e aksidentit të tmerrshëm ku humbi jetën futbollisti shqiptar, mjetet u shkatërruan totalisht
04 shtator 2019
| 16:40
Në një aksident trafiku, që ndodhi të martën që lamë pas, humbi tragjikisht jetën talenti shqiptar, Amir Ademi.
Njoftimin për vdekjen e tij e dha klubi FC Kosova Rusenburg, në të cilin ishte pjesë Ademi. Mediet kosovare kanë publikuar pamjet nga aksidenti i tmerrshëm, në të cilin shihet se makinat janë shkatërruar plotësisht.
Ai u aksidentua në rrugën e qarkut midis Abensberg dhe Arnhofen, menjëherë pasi përfundoi stërvitjet e orës së mbrëmjes.