
Dalin pamjet e frikshme të rrëzimit të helikopterit në lumë! Kush ishin viktimat (Video)
11 prill 2025
| 09:08
Këto janë pamjet e frikshme të aksidentit të helikopterit të rëndë ndodhur në në brigjet e Nju Xhersit, ku ekskursioni i një familjeje pasdite për vizitë turistike mbi bregdetin e mjegullt të Manhatanit përfundoi në tragjedi.
Qytetaret e panë helikopterin teksa po binte nga qielli dhe u fundos në lumë.
Viktimat përfshinin Agustín Escobar, një ekzekutiv i Siemens, dhe familjen e tij, sipas një zyrtari të zbatimit të ligjit. Familja ishte për vizitë nga Spanja, tha kryetari i bashkisë së Nju Jorkut Eric Adams gjatë një konference për shtyp të enjten.
Ndërsa nuk dihet shumë për arsyen e rrëzimit të helikopterit, zbritja e tij befasuese nga qielli tronditi dëshmitarët pasi reaguesit e parë bënë gjithçka që mundën për të shpëtuar viktimat.