Dalin pamjet nga takimi mes Kurtit dhe Vuçiqit në Bruksel

14 shtator 2023 | 11:55

Në Bruksel ka filluar të mbahet takimi trepalësh në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi.

Ky takim ndërmjet kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq, me Përfaqësuesin e Lartë të BE-së, Josep Borrell dhe të dërguarin e posaçëm të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, po zhvillohet në hapësirat e Shërbimit Evropian të Veprimit të Jashtëm.

Takimet kanë filluar në orën 09:00 të mëngjesit. Fillimisht, diplomatët evropianë kanë takuar presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq. Pastaj në orën 10:00 ata kanë takuar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin.

Pas këtij takimi trepalësh, për të cilin nuk dihet se sa do të zgjasë, përfaqësuesi i lartë i BE-së, Josep Borrell, do të mbajë një konferencë për media, ku pritet të japë detaje rreth takimeve.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Evropian (BE) për punë të…