Dalin pamjet nga takimi në Bruksel, Kurti dhe Vuçiqi përballë njëri-tjetrit
21 nëntor 2022
| 11:29
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është në Bruksel për të zhvilluar takimin me presidentin serb, Aleksandër Vuçiq, i ndërmjetësuar nga shefi i Bashkimit Evropian për politikë të jashtme dhe siguri, Josep Borrell dhe me emisarin e BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.
Ky takim po zhvillohet për gjetjen e një zgjidhjeje për qytetarët që vazhdojnë t’i mbajnë në automjetet e tyre targat ilegale.
Pas shpërndarjes së fletë-qortimeve, faza e dytë e vendimit të qeverisë ishte parapa gjobitja që ka pasur të nis më 21 nëntor, por vendimi është shtyrë për një ditë – duke i dhënë mundësi zhvillimeve në Bruksel.
Gjoba është paraparë të kushtojë 150 euro.