Dalin pamjet nga vetaksidenti fatal në Drenas, anësoret rrugore depërtuan brenda veturës

21 gusht 2023 | 17:10

Një person ka humbur jetën dhe tre të tjerë janë plagosur nga një vetaksident në fshatin Çikatovë e Vjetër në Komunën e Drenasit.

Siç bëri të ditur zëdhënësja e Policisë, Flora Ahmeti, për gazetën online Reporteri.net, ngasësi i veturës e ka humbur kontrollin për shkaqe ende të panjohura, dhe është aksidentuar.

“Në këtë aksident ka qenë i përfshirë, një automjet , ngasësi i të cilit për shkaqe të panjohura deri më tash, ka humbur kontrollin mbi automjetin dhe është aksidentuar. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar katër persona, një prej tyre nuk ka arritë të përballojnë plagët dhe i njëjti kanë ndërruar jetë. Vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi mjekësor në QMF(Qendrën e Mjekësisë Familjare) në Drenas”, tha Ahmeti.

Ndërkaq, në disa fotografi që ka shpërndarë KOHA, vërehet se anësoret rrugore janë futur brenda në veturë. /Reporteri.net/.

 

 

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Njoftimet nga KEDS për punimet  në rrjet 23.08.2023 Punime të…