Dalin para gjykatës dy të miturit e dyshuar për dhunimin e 11-vjeçares

30 gusht 2022 | 13:47

Dy të miturit  që janë arrestuar mbrëmë nën dyshimin për dhunimin e 11-vjeçares në Prishtinë, kanë dalë para gjykatës.

Seanca sapo ka filluar në Gjykatën Themelore në Prishtinë, Departamenti për të Mitur, tek gjykatësja Elife Ukaj, raporton “Betimi për Drejtësi“.

Pas kësaj seance pritet të vendoset lidhur me caktimin e masës ndaj dy të dyshuarve.

Ndryshe, lidhur me këtë rast janë arrestuar edhe dy të dyshuar të tjerë E.R dhe G.R, të cilëve iu është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej 30 ditësh.

Kurse, i dyshuari i pestë po kërkohet nga policia, pasi i njëjti është identifikuar.

Sipas policisë, rasti ka ndodhur më 27 gusht, ku e mitura dyshohet se u dhunua nga pesë të dyshuarit në Prishtinë për disa orë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Rron Suka nga Prizreni shpall te pavlefshme deftesen e klases…