
Dalin rezultate të reja, Abdixhiku ngritet për afër 5 mijë vota, lëvizje edhe te kandidatët tjerë
19 shkurt 2025
| 16:44
Është publikuar një listë e re e rezultateve të deritanishme të kandidatëve për deputetë të LDK-së.
Në krahasim me listën e publikuar së fundi, Abdixhiku është ngritur për 4 mije e 757 vota.
Lëvizje ka pasur edhe te kandidatët tjerë.
Doarsa Kica Xhelilit i janë shtuar edhe 2 mijë e 469 vota, ndërsa Hykmete Bajramit 1 mijë e 962 sosh.
I katëri në listë radhitet Kujtim Shala me 33 mijë e 449 vota e i pesti, Avdullah Hoti, ka 28 mijë e 182 vota.