![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2020/05/covid-3-600x360-1.jpg)
Dalin rezultatet e autopsisë, 39-vjeçarja nga Istogu nuk ka vdekur nga Covid-19 (Dokument)
Sevdije Kukleci nga fshati Lluga e Istogut ka ndërruar jetë një muaj më parë si pasojë e sepsës.
Kështu tregon rezultati i nxjerr i autopsisë, në të cilën theksohet se deri të vdekja e së ndjerës ka ardhur “si rrjedhojë e peritonitit fibrinoz-purulent si pasojë e performimit të ulcerës duodenale, e shoqëruar me rënie sistematike të organeve, siç janë insufienca renale dhe infisuenca respiratore”, thuhet në raportin e siguruar nga Klan Kosova.
Rezultati i autopsisë është nxjerr tri ditë më parë, ndërsa autopsia është kryer saktësisht më 20 prill.
Për 39-vjeçaren nga Istogu ishte thënë se kishte vdekur si pasojë e Covid-19, mirëpo familjarët e viktimës kishin dyshime se ajo ishte prekur nga virusi. Ata kishin zhvarrosur trupin e saj dhe e kishin dërguar për obduksion para disa javësh.