Dalin rezultatet e Dritës për Covid-19
15 shtator 2020
| 14:22
Skuadra e Dritës nga Gjilani ka njoftuar se rezultatet për Covid-19 kanë dalë sot dhe të gjitha kanë rezultuar negative.
Klubi kampion i Kosovës do të përballet më 17 shtator me Sileksin në Ligën e Evropës.
“Dje klubi ynë i është nënshtruar testeve në prag të ndeshjes me Sileksin në kuadër të Europa League dhe sapo kemi marr rezultatet e testeve për Covid-19 dhe të gjithë kemi rezultuar negativ. Jemi gati për ndeshje”, thuhet në njoftimin e FC Drita.
(V.Z / Epoka e re)