Dalin rezultatet e Feronikelit për Covid-19
28 maj 2020
| 11:48
FC Feronikeli ashtu si klubet e tjera të IPKO Superligës së Kosovës në futboll i është nënshtruar testeve për virusin SARS-CoV-2.
Të gjitha mostrat e marra nga FC Feronikeli, përfshirë ato të futbollistëve, trajnerëve dhe stafit kanë rezultuar negativ për sëmundjen Covid-19.
Pavarësisht rezultateve, klubi do ti ndjekë në përpikmëri këshillat dhe instruksionet e IKShPK-së, për higjienë dhe dezinfektim të zhveshtoreve e mjeteve të tjera.
FC Feronikeli falënderon IKShPK-në për korrektësinë dhe profesionalizmin e treguar gjatë gjithë kohës.
(V.Z / Epoka e re)