
Dalin rezultatet për 95 personat e izoluar në Qendrën e Studentëve
05 prill 2020
| 00:16
95 persona të karantinuar në Qendrën e Studentëve në Kosovë kanë dalë negativ në testimet e bëra të shtunën.
Kjo është bërë e ditur nga zëvendësministri i Shëndetësisë, Izet Sadiku. Ky i fundit k shkruar në profilin e vet në “Facebook” se grupi në fjalë që sot ka dalë negativ, sot lirohet për në shtëpi.
Postimi i plotë nga Sadiku:
Karantina- COVID19
Sot është testuar edhe grupi i tretë i personave të vendosur në Karantinë në Qendrën e Studentëve.
Janë testuar 95 persona 0për COVID19 dhe të gjithë janë negativ!
Nesër ky grup lirohet në shtëpi!.