Dalin shifrat marramendëse, Vetëvendosje shpenzoi mbi 1.7 milion Euro veç në tre muajt e parë të këtij viti

24 prill 2025 | 20:02

Lëvizja Vetëvendosje e kryeministrit në detyrë, Albin Kurti ka shpenzuar 1 milionë e 734 mijë e 872 euro e 59 cent për tre muajt e parë të vitit 2025.

Këto të dhëna janë publikuar sot nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i cili ka bërë publik raportet e shpenzimeve të tremujorit (janar – mars 2025) të subjekteve politike të cilat janë të përfaqësuara në Kuvendin e Republikës së Kosovës.

Gjatë kësaj periudhe, më 9 shkurt janë mbajtur zgjedhjet parlamentare në Kosovë.

Nga këto para, Vetëvendosje ka deklaruar se 271 mijë e 878 euro janë shpenzuar për pagat e punëtorëve.

Për mallra dhe shërbime kjo parti për tre muaj ka paguar 1 milionë e 448 mijë e 42 euro e 59 cent.

Po ashtu Vetëvendosje ka publikuar edhe listën e donatorëve të saj.

Në këtë raport mund t’i gjeni të gjitha shpenzimet e Vetëvendosjes:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidentja Vjosa Osmani, iu ka kërkuar partive politike që t’i…