Dalin shtesat për muajin tetor për 86 mijë fëmijë përfitues
05 nëntor 2021
| 20:32
Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati ka njoftuar se kanë ekzekutuar pagesat e shtesave për fëmijë, për rreth 86 mijë përfitues, për muajin tetor.
Murati ka deklaruar se kanë pasur enorm aplikimesh.
“Pas zgjerimit të masës për shtesat e fëmijëve, kemi pasur një fluks enorm aplikimesh. Dhe sot më në fund, pas validimeve të nevojshme, është ekzekutuar pagesa e shtesave për fëmijë, për rreth 86 mijë përfitues, për muajin tetor”, ka shkruar ai në “Facebook”.
Ndryshe, të gjitha nënat që kanë lindur fëmijë nga 1 janari i vitit 2015 mund të aplikojnë për shtesa për fëmijë.
Për të aplikuar për Shtesa për Fëmijë referojuni vegëzës në vijim: https://ekosova.rks-gov.net/Security/Index.