Daliq: Duam medaljen e bronztë

16 dhjetor 2022 | 16:04

Trajneri i Kroacisë, Zlatko Daliq, në konferencën për media, një ditë para duelit me Marokun, ka thënë se skuadra e tij synon vendin e tretë në Kupën e Botës “Katar 2022”.

“Kemi disa lojtarë me probleme fizike. Gvardiol ka luajtur me dëmtim  në këmbë, ka probleme edhe Brozoviq. Për finalen e vendit të tretë-katërt do të rreshtoj vetëm lojtarë të gatshëm për të luajtur, do të bëjmë gjithçka për të fituar. Ne duam të të përfundojmë të tretët. Do të bëjmë gjithçka për medaljen e bronztë dhe për një vend në podium”, ka thënë Daliq.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka deklaruar se Forca e…