Dalja e votuesve në këto zgjedhje është më e madhe se në zgjedhjet e 2017-s

06 tetor 2019 | 20:03

Kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valdete Daka, pas mbylljes së vendvotimeve, në një konferencë për media ka bërë me dije se numri i qytetarëve që kanë votuar është 812 mijë e 49 votues ose 44. 18 për qind.

“Duke u mbështetur në informacionet e komisioneve komunale të zgjedhjeve janë mbyllur të gjitha vendvotimet dhe tani ka filluar procesi i fletëvotimeve. Sipas të dhënave preliminare nga 2 418 vendvotimeve apo rreth 95 për qind e tyre, numri i qytetarëve që kanë votuar është 812 mijë e 49 votues ose 44. 18 për qind. Deri në të njëjtën kohë në zgjedhjet e kaluara të parakohshme të vitit 2017 kishin votuar 759 549 votues ose 41.45 për qind”, ka thënë Daka.

Ajo u ka bërë thirrje anëtarëve të këshillave të vendvotimeve që gjatë procesit të numërimi të fletëvotimit të zbatojnë të gjitha procedurat e numërimit me qëllim që vullneti i qytetarëve të Kosovës të respektohet.

Daka ka falënderuar institucionet e Republikës së Kosovës, Policinë e Kosovës, Prokurorinë e Shtetit për mbarëvajtjen e procesit zgjedhor si dhe misionin e OSBE-së në Kosovë për ndihmën e dhënë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
RTK-ja dhe Instituti i Prishtinës për Studime të Opinionit Publik,…