Dalja e votuesve në Mal të Zi në 10% këtë paradite
11 qershor 2023
| 11:29
Deri në ora 10:00 sot për të votuar në zgjedhjet parlamentare të Malit të Zi kanë dalë dhjetë përqind e qytetarëve.
Atje procesi i votimi në të gjitha qendrat ka nisur me kohë dhe pa ndonjë pengesë.
Të drejtë vote kanë 542.468 votues që do të përcaktohen midis 15 listave zgjedhore.