Dalja në zgjedhje deri në orën 15:00: Në Podujevë 29.76 për qind, ndërsa në Mitrovicë të Veriut 31 për qind

29 nëntor 2020 | 16:19

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka mbajtur konferencën e radhës për daljen e qytetarëve në zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetar të Komunës së Podujevës dhe Komunës së Mitrovicës së Veriut.

Kryetarja e këtij komisioni, Valdete Daka, ka njoftuar se në të dy komunat procesi zgjedhor është zhvilluar në atmosferë të kënaqshme.

“Deri në orën 15:00 dalja në zgjedhje ka qenë 29.76 për qind, apo 26 mijë votues nga 87 mijë e 381. Në vitin 2017 dalja në zgjedhje ka qenë 31 për qind”.

“Në Mitrovicën e Veriut dalja në zgjedhje deri në orën 15:00 është 30.3 për qind, apo shtatë mijë e 62 qytetarë. Dalja në zgjedhje në vitin 2017 në këtë komunë ka qenë 29 për qind deri në orën 15:00”, ka njoftuar Daka.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Barcelona duket se ka rigjetur formën e duhur edhe në…