Dallasi dhe Bostoni triumfojnë edhe në ndeshjet e treta

27 maj 2024 | 11:47

NBA ka dhuruar emocionet e radhës në dy ndeshjet e treta të serive finale në të dyja konferencat. Dallas Mavericks dhe Boston Celtics udhëheqin 3-0 serinë e ndeshjeve finale në konferencat përkatëse dhe janë një fitore larg finales së madhe për titullin kampion në NBA.

Në Konferencën e Perëndimit, Dallasi fitoi me rezultat 116-107 ndaj Minnesotas. Pas dy fitoreve jashtë fushe, këtë herë ekipi teksan triumfoi para publikut të tij. Edwards realizoi 26 pikë për miqtë, por që nuk mjaftuan. Dyshja Luka Donqiq dhe Kyrie Irving bëri ligjin në fushë. Të dy yjet realizuan nga 33 pikë secili, një dyshe që duket se po çon ekipin e Dallasit drejt historisë.

Në Konferencën e Lindjes, ekipi i Bostonit fitoi me shifrat 114-111 në fushën e Indianas, në një sfidë të ekuilibruar deri në fund. Tatum me 36 pikë ishte vendimtar për Celtics, duke i bërë të pavlefshme 32 pikët e Nembhard për Indiana. Nëse Dallasi dhe Bostoni fitojnë sfidat e radhës, të dy ekipet do të përballen për titullin kampion të NBA për këtë sezon.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Asambleja Parlamentare e NATO-s e ka miratuar të hënën rekomandimin…