Dallasi dhe Indiana barazojnë serinë e çerekfinaleve, Minnesota leksion Phoenixit

24 prill 2024 | 12:11

Minnesota udhëheq 2-0 serinë e ndeshjeve çerekfinale “play-off” në Konferencën e Perëndimit pas fitores me rezultat 105-93 ndaj Phoenixit. Sfidë e komanduar nga vendasit, ku të gjithë titullarët realizuan mbi 12 pikë. Diferencën e bëri McDaniels me 25 pikë, ndërsa 20 pikët e Booker për Phoenix mbetën për statistikë.

Po në Perëndim, ekipi i Dallasit fitoi me shifrat 96-93 në fushën e Clippersave, duke barazuar 1-1 serinë e takimeve çerekfinale. Një ndeshje magjike për Luka Donqiq, protagonist në fushë me 32 pikë, mbështetur edhe nga Irving me 23 pikë. Në kahun tjetër, Harden e George realizuan nga 22 pikë secili, por që s’mjaftuan.

Në Konferencën e Lindjes, barazim 1-1 me ndeshje edhe mes Milwaukee e Indianas, me miqtë që fituan me rezultat 125-108 në fushën e Bucks. Edhe këtu, të gjithë titullarët e Indiana realizuan mbi 11 pikë, ku shkëlqeu Siakam me 37 pikë e 11 rebound. Edhe pse Lillard realizoi 34 pikë për vendasit, këtë herë u ndje mungesa e Antetokounmpo.

Çerekfinalet – Konferenca e Lindjes

Cleveland – Orlando                   (2-0)
New York – Philadelphia           (2-0)
Boston – Miami                           (1-0)
Milwaukee – Indiana                 108-125 (1-1)

Çerekfinalet – Konferenca e Perëndimit

Minnesota – Phoenix                   105-93 (2-0)
Denver – Lakers                            (2-0)
Clippers – Dallas                           93-96 (1-1)
Oklahoma – New Orleans           (1-0)

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve (KShZ) në Maqedoninë e Veriut ka…