Dallasi shpallet kampion në Konferencën e Perëndimit

31 maj 2024 | 12:12

Dallas Mavericks u kualifikua në finalen e madhe të NBA-s pasi mposhti Minnesota Timberwolves me rezultat 124:103, duke fituar me rezultat të përgjithshëm 4-1 finalen e Konferencës Perëndimore.

Dallasi pati një fillim fenomenal në këtë ndeshje, e cila u luajt në “Target Center” në Minneapolis dhe tashmë pas çerekut të parë kishte një avantazh prej 16 pikësh. Vlen të theksohet se slloveni i shkëlqyer Luka Donqiq shënoi 20 pikë në çerekun e parë. Minnesota ishte e tronditur, asgjë nuk po shkonte siç duhej, kështu që deficiti vetëm sa u rrit dhe pjesa e parë përfundoi me rezultatin 69:40 për

Dallasin. Skuadra vendase tregoi dhëmbët në pjesën e dytë në të cilën ishin shumë më mirë, por e gjithë kjo nuk mjaftoi për asgjë. Në fund të lojës ata arritën të zbusnin sikletin, ndërsa Dallas mund të fillonte të festonte pas fitores 123:103. Mavericks u çuan në finalen e madhe nga Donqiq dhe Kyrie Irving. Të dy shënuan nga 36 pikë, ndërsa slloveni shtoi edhe 10 kërcime. Karl-Anthony Towns ishte i vetmi në formë te Minnesota me 28 pikë dhe 12 kërcime.

Dallasi do të luajë kundër Boston Celtics në finalen e madhe të NBA dhe ndeshja e parë e serisë do të luhet mëngjesin e së premtes së ardhshme.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-banorja e Big Brother VIP, Erjola Doçi, ka nisur pushimet,…