Dallasi triumfoi kundër Denverit

08 janar 2021 | 14:26

Ndeshje spektakolare ishte ajo që u zhvillua në Colorado mes Denver Nuggets dhe Dallas Mavericks me skuadrën teksane që fitoi me shifrat 124-117 pas kohës shtesë. Slloveni Luka Donqiq e fitoi derbin ballkanas ndaj serbit Nikola Jokiq.

Donqiq e mbylli ndeshjen me 38 pikë 9 rebound dhe 13 asistime duke iu afruar shumë triple-double, ndërkohë që Jokiq koleksionoi në total 38 pikë por edhe 11 rebound e 4 asistime.  Për Dallas kjo ishte fitorja numër katër në tetë takime ndërkohë që Denver pësoi humbjen e 5-të në po kaq ndeshje.

Buzëqeshi edhe Portland Trail Blazzers që u rikthye te fitorja falë suksesit 135-117 ndaj Minnesota Timberwolves në një sfidë ku Damian Lillard ishte thjeshtë fenomenal me 39 pikë 7 topa të rikuperuar poshtë tabelës dhe 7 pasime deçizive.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Los Angeles Lakers pëson humbjen e tretë sezonale në NBA.…