Dallaveret e dyshuara të zyrtares së VV-së – reagon kryetari Hyseni

29 mars 2022 | 23:07

Kryetari i komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, ka reaguar pas dyshimeve se zyrtarja e komunës së për Kulturë Rini dhe Sport Enkelejda Arifi, ka ndarë projekte për familjarë.

Hyseni ka thënë se do të mbaj premtimin e tij për komisione të pavarura dhe të pandikuara.

Për këtë, ai sot ka anuluar të gjithë procesit të thirrjes publike për subvencionimin e organizatave dhe individëve nga fusha e Kulturës, Rinisë dhe Sportit.

I pari i Gjilanit bëri të ditur se ka shkarkuar edhe komisionin vlerësues.

“Nga vlerësimi i bërë procesit ne konstatojmë për parregullsi, të mjaftueshme për ta kontestuar dhe për të vendosur për anulim të gjithë procesit të thirrjes publike për subvencionimin e organizatave dhe individëve nga fusha e Kulturës, Rinisë dhe Sportit. Shkarkojmë komisionin vlerësues dhe rihapim thirrjen nga fillimi për të cilën do të themelojmë komision të ri dhe do të sigurojmë monitorim të procesit”, ka shkruar Hyseni.

Enkelejda Arifi ishte pjesë e komisionit që ka vendosur për ndarjen e subvencioneve për kulturë në këtë komunë.

Si duket këtë e shfrytëzoi për t’i shpërblyer të afërmit e saj. Ajo shpërbleu djalin e saj dhe kunatin.

Blendi Arifi, është djali i Enkelejdës. Blendi ka përfituar 1200 € në emër të projektit: Emigrantët.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pas Portugalisë, Polonia ka arritur gjithashtu të presë një biletë…