
Dallëndyshet nuk vijnë pa e sjellë ti vetë pranverën
21 mars 2025
| 10:35
Muhamet Mavraj
Pra, mos luaj bixhoz me lirinë
Pranvera paralajmëron ardhjen e dallëndysheve
Dhe jo siç blegërojnë fjalët e urta
Jam këtu
Te këto pisha ku flitet si në tempuj
disa breza pemësh
në një fillim marsi
Hodhën rrjetat në qiell
që të kapte secili dallëndyshen e vet
E paguan me kokë
Pra, vogëlush
Po të iku liria
do të paguash vetë për dallëndyshet
Ato nuk vijnë kurrë pa e sjellë ti pranverën