Dallimet e veturave të prodhuara në Amerikë dhe veturave të prodhuara në Evropë
Nëse po mendoni të blini një veturë, mund të keni menduar të blini një nga shumë makinat që prodhohen në Amerikë ose një nga shumë veturat që prodhohen në Evropë. Këto makina janë prodhuar të gjitha nga marka të ndryshme dhe kanë dizajne, stile dhe tipare të ndryshme.
Evropa dhe Amerika janë dy vende të ndryshme, me kultura dhe mjedise të ndryshme. Kjo ka një ndikim të drejtpërdrejtë në mënyrën se si makinat projektohen, ndërtohen dhe testohen.
Kur shikoni ndryshimet midis veturave amerikane vs veturave evropiane, ju mund të shihni se ka dallime mjaftë të mëdha. Nga madhësia, lloji i transmetimit, mirëmbajtja, përdorimi do të gjeni ndryshime të dallueshme midis makinave të prodhuara në Amerikë dhe atyre të prodhuara në Evropë.
Madhësia e veturave
Nëse do t’ju ofrohej mundësia të vozisni një veturë të prodhuar për një treg europiane dhe më pas të vozisnit një veturë të prodhuar për tregun Amerikan, do të vërenit se madhësia është një ndër dallimet që bien në sy më shumë.
Megjithëse nuk ka asnjë kufizim në madhësinë e veturave europiane gjatë prodhimit, ju mund të vëreni se veturat në këtë kontinentin Europian kanë tendencë të jenë dukshëm më të vogla se ato amerikane.
Një ndër arsyet kryesore se përse ky dallim qëndron, është sepse në Evropë ka shumë rrugë të ngushta dhe me erë, gjë e cila nuk ndodh në Amerikë. Kjo bënë që veturat të prodhohen në mënyra rrënjësisht të ndryshme duke llogaritur llojet e rrugëve në të cilat drejtohen të dyja veturat.
Siguria në rrugë
Një studim i bërë nga Aleanca Amerikane e Prodhuesve të Automjeteve, zbuloi se vozitësit e automjeteve të cilët janë të prodhuara në Evropë dhe plotësojnë standardet e sigurisë të vendosura nga Bashkimi Evropian janë më pak të rrezikuar nga lëndimet serioze në përplasjet e mundshme në këndet ballore ose anësore në rast të një aksidenti krahasuar me automjetet që plotësojnë standardet e sigurisë të vendosura nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Megjithatë, veturat apo makinat që plotësojnë standardet amerikane, ju sigurojnë shoferëve një rrezik më të ulët gjatë përmbysjeve apo rrokullisjeve.
Përdorimi i teknologjisë
Sa i përket përfshirjes së teknologjisë në veturat amerikane dhe ato evropiane mund të themi se veturat evropiane janë më të përparuara në fushën e teknologjisë.
Teknologjia e integruar në veturat evropiane e bënë ngasjen e veturës më argëtuese, komode dhe të sigurt. Me anë të teknologjisë, shoferët e veturave evropiane mund të ndryshojnë temperaturën e ulëses, aromën e makinës, temperaturën e makinës vetëm me anë të shtypjes së një butoni.
Prodhuesit amerikan të veturave kanë gjithashtu teknologji të integruar në veturat e tyre, mirëpo kjo teknologji është më shumë e fokusuar në adaptimin e tekonologjive të sigurisë dhe ndihmës për shoferin.
Karburanti dhe kilometrazhi
Askush nuk mund ta mohoj se të voziturit një makinë amerikane si SUV të jep ndjesinë e të qeunurit i fuqishëm në rrugë. Por, kjo ka një të metë.
Automjetet më të mëdha kalojnë klilometrat e gazit më keq për arsye se automjetet kan një rendiment të përgjithshëm më të ulët të karburantit sepse ndërmarrjeve të veturave nuk u kërkohet të kalojnë kontrolle ekonomike.
Për shkak se standartet dhe çmimet e karburantit janë më të larta në Evropë, një makinë evropiane do t’ju shpenzojë më shumë para pasi kjo drejtpërdrejt rezulton në kosto më të ulët të karburantit.
Transmisioni
Transmisioni automatik është më i zakonshëm në Amerikë dhe pothuajse të gjitha veturat e kanë atë pasi një veturë automatike është shumë e lehtë për tu përdorur. Ju thjesht ndizni veturën dhe lëvizni transmisionin sipas nevojave tuaja, pa pasur nevojë të kaloni shumë kohë duke ndërruar shpejtësitë.
Veturat e prodhuara në Amerikë VS Veturat e prodhuara në Evropë – Dallimet
Në anën tjetër, veturat e prodhuara në Evropë kanë transmisionin manual si transmisionin më të zakonshëm. Një ndër arsyet se përse vetura manuale preferohet më shumë se vetura automatike mund të lidhet me faktin se në Evropë në shumicën e rasteve mësimet e para të ngasjes së veturës kryhen me vetura manuale.
Qëndrueshmëria
Markat evropiane të veturave janë të njohura për prodhimin e automjeteve të cilësisë së lartë dhe me çmime më të shtrenjta. Nëse ju vendosni të blini një veturë të prodhuar në Evropë, ju do të paguani më shumë të holla, mirëpo vetura juaj nuk do të ketë shumë nevojë për riparime, përveç nëse është një veturë e vjetër, pasi veturat evropiane kanë një qëndrueshmëri mjaftë të lartë.
Veturat amerikane priren të jenë me çmime më ekonomike apo më pak të kushtueshme në krahasim me ato europiane, mirëpo tek ato mund të shfaqen më shumë probleme gjatë vozitjes dhe mund të prishen më shpejtë.
Dizajni i veturave
Kur krahasoni veturat evropiane me ato amerikane, patjetër që mund të vëreni një ndryshim në estetikë. Veturat evropiane janë të dizajnuara të duken më hijshëm, klasike dhe më elegante ndërsa ato amerikane kanë tendencë të duken më utilitare.
Veturat e prodhuara në Amerikë VS Veturat e prodhuara në Evropë – Dallimet
Prodhuesit amerikan të veturave nuk janë të interesuar që veturat e tyre të duken trendi dhe me stil. Ata janë të interesuar më shumë në prodhimin e një veture që ka kosoto të ulët të funksionimit.
Reagimi gjatë vozitjes
Të dy prodhuesit e veturave kanë në plan të parë shqetësimet e sigurisë që sjellin automjetet. Tashmë ata po u kushtojnë vëmendje të madhe çështjeve të frenimit, kthimit, shpejtësisë dhe ndaljes.
Kur jemi tek krahasimi veturat evropiane vs veturat amerikane, shumica e vozitësve entuziastë mund të bien dakord që makinat evropiane reagojnë më mirë në shpejtësi më të lartë.
Disa nga ta madje thonë se veturat amerikane mund të arrijnë shpejtësi të lartë mirëpo nuk reagojnë mirë në kthime gjatë rrugës.
Shpejtësia
Pavarësisht nëse zgjidhni të blini një veturë evropiane apo amerikane, nëse jeni të apasionuar pas shpejtësisë duhet të keni informacione të nevojshme për të bazuar zgjedhjen tuaj.
Të gjithë e dim se veturat më të shpejta janë ato të prodhuara në Amerikë. Kompanitë amerikane si Chevrolet, Ford dhe të tjera kujdesen që t’i plotësojnë pritshmëritë e vozitësve të cilët e duan shpejtësinë.
Por, edhe vendet evropiane nuk mbeten pas. Shtetet evropiane si Gjermania ka autostradën me famë botërore e cila nuk ka asnjë kufizim shpejtësie. Si rezultat, shumë vetura gjermane të prodhuara për përdorim të përditshëm testojnë veturat e tyre në shpejtësitë maksimale.
Nëse konsiderojmë të bëjmë dallime nga ana ligjore, mund të themi se ligjert për kufizimin e shpejtësisë në vende evropiane kanë tendencë të jenë më të dobëta se në Amerikë. Duke konsideruar këtë fakt, prodhuesit amerikan të veturave duhet të kenë parasysh ligjet për shpejtës më të ulët gjatë prodhimit.
Përmbledhje
Kur kërkoni për ndryshime midis veturave amerikane dhe atyre evropiane, mund të vëreni se ka shumë ndryshime. Marrë parasysh faktin që në shikim të parë duken të jenë thelbësisht të njejta gjë: një makinë. Por, dallimet vërehen mjaft shumë.
Në Evropë keni tendencë të gjeni vetura më kompakte dhe efikasitet më të lartë të karburantit si dhe një dizajn më të hijshëm, gjë e cila nuk vërehet tek ato amerikane pasi ato fokusohen në madhësi dhe janë më ekonomike.
Të gjitha këto dallime mes prodhimeve nuk e bëjnë asnjërin domosdoshmërisht më të mirë se tjetri, pasi e gjitha kjo është çështje preferencash personale.
Mirëpo, nëse keni vendosur të blini njërën nga këto prodhime të veturave dhe ju duhet të zgjidhni mes veturave evropiane dhe atyre amerikane, ne ju rekomandojmë të analizoni ndryshimet mes veturave dhe të shikoni se cila nga to është në preferencat e juaja.
Nëse ju duhet një vend për të gjetur vetura automatike, vetura manuale, vetura me doganë apo pa doganë, vetura me qera të viteve më të fundit apo vetura të vjetra, ne ju rekomandojmë të shfletoni faqen tonë dhe të shikoni shpalljet për vetura në shitje në gjithë Kosovën.